9 Qershor, 2020

Burri i kafshon gjoksin gjatë debatit të dhunshëm, gruaja hakmerret duke “i sulmuar” organin gjenital


Një grua është akuzuar se i kafshoi penisin bashkëshortit të saj. Ngjarja ndodhi si shenjë hakmarrje pas një grindje të dhunshme pasi burri i kafshoi gjoksin gruas duke i lënë shenja.

Sipas The Sun, pas zënkës burri nga Udochukwu Nwimo shkoi të flinte. Në momentin që e zuri gjumi bashkëshortja e tij 25-vjeçare e kafshoi me dhëmbë në organin gjenital.

Sipas mediave çifti janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

“Ish i dashuri e solli gruan vonë në shtëpi. Menjëherë pasi ajo hyri brenda filloi një zënkë mes saj dhe bashkëshortit,”- tregoi kushëriri i burrit.

Ndërsa shtoi: “Disa fqinj shkuan për ti ndarë. Pastaj në mesnatë u dëgjua një britmë e fortë që zgjoi të gjithë njerëzit. Kur shkuam atje zbuluam se gruaja i kishte kafshuar penisin burrit ndërsa ai ishte në gjumë. Aio u dërgua në spital. Pyes veten nëse do rimarrë burrësinë pasi ishte dëmtuar shumë keq në organin gjenital.”

Sipas raportimeve gruaja kishte varësi ndaj drogës dhe ishte përfshirë shpeshherë në debate me bashkëshortin.

Pas ngjarjes gruaja u dorëzua në polici nga disa fiqnjë.

Aktualisht çifti po marrin trajtim në spital pasi edhe gruaja mori kafshime me prerje të thella në gjoksin e saj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al