1 Korrik, 2022

Burgu është vetëm fillimi/ Çfarë do të ndodhë me këngëtarin R. Kelly pasi të përfundojë dënimin prej 30 vitesh?


R. Kelly do të jetë në të 80-tat kur/nëse del nga burgu, por ka ende shqetësime se këngëtari (i moshuar)  kur të dalë do të mbetet një kërcënim, veçanërisht për të miturit.

Kështu pas kryerjes së dënimit, këngëtari i “I believe I can Fly”, do të duhet të jetojë nën një sërë kushtesh të rrepta.

Kur gjyqtarja Ann M. Donnelly dha dënimin 30-vjeçar të Kelly-t për krime seksuale, ajo urdhëroi gjithashtu trajtim të shëndetit mendor për këngëtarin pas lirimit të tij. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, trajtimi i tij do të përfshijë terapi për një çrregullim seksual të paspecifikuar dhe ai duhet të shmangë çdo kontakt me këdo nën 18 vjeç.

Prokurorët thanë se Kelly është veçanërisht kërcënues për shoqërinë, sepse ai e kishte vazhduar sjelljen e tij kriminale për vite të tjera pas gjykimit në Çikago për krime seksuale. Duket se kjo e mjaftoi që gjykatësi të japë urdhër që Kelly të informojë këdo që zgjedh të jetojë me të se ai është një dhunues seksual.

E vetmja mënyrë se si ai do të lejohet të jetë rreth dikujt nën 18 vjeç është nëse ai është një anëtar i familjes, ose është në një mjedis terapeutik me një “të rritur të përgjegjshëm” të pranishëm. Dhe, të gjithë skenarët e mësipërm do të duhej së pari të miratoheshin nga oficeri i tij i provës.

TMZ shkruan se Kelly do të qëndrojë nën lirimin e mbikëqyrur për 5 vjet pasi të dalë dhe, kjo është vetëm për këtë akuzë.  Kelly ka ende një gjyq tjetër federal dhe 2 gjyqe shtetërore për t’u përballur, dhe nëse ai dënohet përsëri ai ka të ngjarë të përballet edhe me më shumë kufizime.

© Panoramaplus.al