11 Qershor, 2019

Bukuroshja shqiptare ka një kusht për partnerin e ardhshëm: Dua të jetë korçar (VIDEO)


Bukuroshja Amela Kalari ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth eksperiencës së saj në “Miss Universe Albania”, si dhe për të treguar më shumë për jetën e saj personale.

22-vjeçarja ka lindur në Durrës, por prej shumë vitesh jeton në Angli, aty ku është shpërngulur edhe familja e saj.

Por Amela ka zbuluar se ka një arsye që mund ta kthente atë përgjithnjë në Shqipëri. Dhe e dini çfarë është? Dashuria.

“Djemtë shqiptar janë më shumë familjarë, janë njerëzit tanë e kuptohemi më shumë, edhe traditat janë njësoj”, tha ajo duke shtuar se do pranonte të jetonte këtu nëse partneri i saj i ardhshëm do ishte shqiptar.


Më pas moderatorja e pyeti nëse do e preferonte me origjinë tropojane si e ëma apo korçar si i ati. Amela e kishte të ndarë mendjen që e donte korçar, edhe pse në Korçë nuk kishte qenë asnjëherë.

“Babi na i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjithë thonë që korçarët janë shumë familjarë. Është e vërtetë mesa shoh unë me babin”, përfundoi ajo.

 

© Panoramaplus.al