Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të njohura për publikun shqiptar e atë turk.

Teksa sot ata festojnë 4-vjetorin e dashurisë së tyre, Almeda ka vendosur që të bëjë një dedikim për bashkëshortin nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Ajo kujtoi datën e rëndësishme me foton ku duken të përqafuar bashkëngjitur me të shkruan: “Gëzuar përvjetorin e katërt dashuria ime…”.
Ndërkohë çifti i famshëm ka dy vite të martuar. Almeda dhe Tolgahan janë në pritje të fëmijës së parë, që është djalë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
