9 Dhjetor, 2022

“B*shtër e vogël, askush s’do të besojë”- Ylli i Backstreet Boys akuzohet për përdhunim, gruaja rrëfen si ai abuzoi s*ksualisht me të


Ylli i Backstreet Boys, Nick Carter, përballet është akuzuar për përdhunim. Gruaja ka ngritur padi ndaj tij duke pretenduar se këngëtari e sulmoi seksualisht kur ishte 17-vjeçe në vitin 2001 dhe e ka infektuar me HPV.

nick carter

Paditësja, Shannon Ruth, e cila kërkon dëmshpërblim, tha se Carter, atëherë 21 vjeç, e ftoi në një turne me autobus të Backstreet Boys pas një koncerti në Tacoma, Uashington.

Sipas padisë, këngëtari i shërbeu asaj një pije që ajo beson se ishte një përzierje e alkoolit dhe lëngut të boronicës së kuqe, të cilën ai e quajti “lëng VIP”, dhe më pas e detyroi atë të kryente seks oral ndaj tij përpara se ta sulmonte seksualisht.

“Kur ajo u përpoq të largohej nga autobusi, Carter e ndaloi atë”, thuhet në padi. “Ai kapi krahun e saj, duke i lënë shenjë mavijosje dhe i bërtiti. Ai i tha Shannon se ishte një “bushtër e vogël” dhe askush nuk do ta besonte nëse do të tregonte.”

Carter i tha Ruth të “ulej në gjunjë përpara se ta detyronte atë t’i bënte seks oral, më pas e shtyu atë në një shtrat dhe duke e përdhuar”.

Padia civile, e cila u ngrit në Clark County, Nevada, liston gjithashtu tre gra të tjera të identifikuara që akuzojnë Carter për sulm seksual ndaj tyre mes viteve 2003 dhe 2006.

Të katër gratë gjithashtu thonë se Carter i infektoi ata me HPV ndërsa ishte në kulmin e famës së tij si artist.

“Carter kërcënoi se do t’i kthente njerëzit kundër saj (Ruth),” thuhet në padi. “I tha se ishte Nick Carter dhe se kishte fuqinë për ta bërë këtë. Për shkak të kërcënimeve të tij të ndryshme, paditësi nuk e raportoi Carter për shumë vite.”

Ruth, së bashku me avokatët e saj, njoftuan padinë në një konferencë shtypi të enjten në hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos.

“21 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me dhimbje, konfuzion, zhgënjim, turp dhe vetëlëndim që janë rezultat i drejtpërdrejtë i përdhunimit të Nick Carter”, tha Ruth, e cila shtoi: “Edhe pse jam autike dhe jetoj me paralizë cerebrale, besoj se asgjë nuk më ka ndikuar më shumë ose ka pasur një ndikim më të qëndrueshëm në jetën time sesa ajo që bëri dhe më tha Nick Carter”.

Në vitin 2017, Carter u akuzua për një përdhunim në vitin 2002 nga këngëtarja Melissa Schuman, të cilën ai e mohoi në atë kohë.

“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga akuzat e Schuman. Melissa nuk më është shprehur kurrë gjatë kohës që ishim bashkë apo në asnjë moment, pasi çdo gjë që bëmë ishte konsensuale,” shkroi Carter në atë kohë, sipas Variety.

“Ne vazhduam të regjistrojmë një këngë dhe të performojmë së bashku, dhe unë kam pasur gjithmonë respekt për Melisën si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Kjo është hera e parë që po dëgjoj për këto akuza, gati dy dekada më vonë. Është në kundërshtim me natyrën time.”

© Panoramaplus.al