31 Dhjetor, 2018

Brun dhe me mjekër, Fjoralba Ponari prezanton të dashurin e saj


Fjoralba Ponari është kthyer në një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është gjithashtu mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka prezantuar për herë të parë të dashurin e saj.

Deri tani ajo e ka mbajtur larg syrit të mediave jetën e saj private, por tani Fjoralba vendosi që me ndjekësit e saj të ndante një foto të veçantë me partnerin.

Ponari ka publikuar në “Instastory” një foto ku ata shfaqen të përqafuar dhe moderatorja e sheh atë duke buzëqeshur.

Edhe pse e bëri publike lidhjen e saj, Fjoralba ia ka mbuluar fytyrën, duke i lënë zbuluar vetëm pjesën e flokëve dhe mjekrës partnerit të saj misterioz.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al