18 Maj, 2023

Britney Spears po rikthehet fuqishëm! Këngëtarja vjen me një album të ri muzikor. Pjesë e saj dhe artistja e njohur shqiptare!


Britney Spears duket se do të rikthehet fuqishëm në industrinë e muzikës pas disa vitesh mungesë.

Ylli i popit po sjell një album muzikor i cili do të jetëi  mbushur më bashkëpunime. Emrat të cilët po përfliten se do të marrin pjesë në album janë Ariana Grande dhe Sam Smith. Mirëpo në mesin e tyre duket se është dhekëngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Këngëtarja e hitit “Oops i did it again” nuk ka publikuar një album që nga viti 2016 dhe kjo lëvizje e fundit është një mundësi për të që të “lidhet” më shumë me fansat e saj.

Një burim pranë artistes tha:“Britney nuk do të dalë dhe të promovojë ndonjë gjë aktuale, kështu që një album me duete është një mënyrë e mirë për të shmangur nevojën për të bërë ndonjë promovim, ndërkohë që këngët do të luhen në mbarë botën.

Publikimi i saj i fundit, Glory, albumi i saj i nëntë, debutoi në vendin e tretë në tabelën Billboard 200. Albumi përmbante tre këngë, Private Shoë, Clumsy dhe Do You Wanna Come Over?.

© Panoramaplus.al