Britney Spears nuk i ka parë djemtë e saj prej më shumë se një viti pas grindjeve të tyre publike për sjelljen e saj në mediat sociale.

“Deri në fund të verës së 2022, tensionet u rënduan aq shumë sa djemtë nuk po i përgjigjeshin as mesazheve të saj. Dhe ajo ishte e tërbuar”– u shpreh producentja e TMZ, Katie Hayes në dokumentarin “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom”.
Një burim konfirmoi për Page Six se hera e fundit që këngëtarja ishte pa djemtë Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden, 16 vjeç që në fillim të vitit 2022. Marrëdhënia e Spears me djemtë e saj kishte qenë e krisur për një kohë të gjatë përpara se të arrinte përfundimisht në prishje të gjithçkaje në gusht 2022 pasi Jayden e kritikoi publikisht për mënyrën e saj të prindërimit.
Jayden tha për Daily Mail në atë kohë:
“Mendoj se mami ka pasur vështirësi për të na dhënë vëmendje dhe për të na treguar dashuri të barabartë. Nuk mendoj se ajo i tregoi mjaftueshëm Preston-it dhe ndihem shumë keq për këtë”.
Sipas ish-bashkëshortit të Britneyt, , Kevin Federline, me të cilët ndan dy djemtë tha se dëshira e Spears për të shfaqur trupin e saj nudo në internet i përkeqësoi më shumë gjërat. Ai tha për Daily Mail:
“Unë përpiqem t’u shpjegoj atyre: ‘Shiko, ndoshta kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo përpiqet të shprehet.’Por kjo nuk largon nga fakti se çfarë u bën atyre. Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet të jesh një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme”.
Menjëherë pas kësaj, Spears tha se ishte e trishtuar kur dëgjoi mënyrën se si Jayden foli për të në shtyp. Britney shkroi në një postim të gjatë në Instagram në shtator 2022:
Më trishton thellësisht kur e di mendimin e Jayden-it duke thënë se nuk i plotësoja pritshmëritë e tij për një nënë… dhe ndoshta një ditë mund të takohemi ballë për ballë dhe të flasim hapur për këtë!
Pasi këngëtarja postoi mesazhe të shumta në mediat sociale që synonin djemtë e saj, Federline postoi një video të Spears që dyshohet se u bërtiste djemve të saj, të cilat ishin marrë pa dijeninë e tij. Megjithatë, ata janë gati të lënë pas gjithëçka për të rregulluar raportet mes tyre. Charles Latibeaudiere i TMZ pohoi se:
“Kohët e fundit, ka pasur mesazhe të herëpashershme midis Britney dhe fëmijëve të saj, kështu që ndoshta akulli po shkrihet pak. Në fakt, edhe avokati i Federline mendon se ka shpresë për familjen, e cila ka ende shumë “dashuri” për njëri-tjetrin.
Ata e duan nënën e tyre dhe shpresojnë që marrëdhënia do të përmirësohet duke ecur përpara, në mënyrë që të gjithë të jenë rehat, por për momentin, kjo është një dinamikë që duket se nuk ekziston”.
© Panoramaplus.al

