1 Korrik, 2021

Brigitte Bardot gjobitet me 5 mijë euro për një fjalë të vetme! Ja çfarë mund të ndodhë nëse aktorja e famshme nuk paguan në kohë


Një gjykatë franceze ka gjobitur Brigitte Bardot, legjendën e kinamatografisë botërore, e cila është kthyer në një aktiviste për të drejtat e kafshëve.

brigitte bardot

Shkaku i gjobitjes me 5,000 euro, u bë fjala “çnjerëzor”, të cilën Brigitte ia drejtoi kreut të federatës kombëtare të gjuetarëve, raporton “Lefigaro”.

Gjykata në qytetin verior të Arras, e shpalli aktoren 86-vjeçare fajtore për ofendim publik të Willy Schraen dhe anëtarëve të klubit të tij të gjuetisë, të cilët ajo i përshkroi si “terroristë të botës së kafshëve”.

brigitte bardot

Për më tepër, ajo do të paguajë 1,000 euro dëmshpërblime për shefin e gjuetisë dhe 1.000 të tjera për shpenzimet ligjore.

Fyerjet, që Bardot i pranoi se tingëlluan “paksa të vrazhda”, u shfaqën në një artikull që ajo shkroi në fund të vitit 2019 për fondacionin e saj për të drejtat e kafshëve.

Aty ajo akuzoi Presidentin Emmanuel Macron për përpjekjen për të mashtruar votuesit duke zbutur ligjet e gjuetisë.

Nëse zgjedh të mos e paguajë është e drejta e saj, vetëm se gjoba rritet 100 dollarë çdo ditë. Ka gjithashtu 15 ditë kohë për ta fshirë editorialin nga faqja e saj.

© Panoramaplus.al