Ajo është një ndër femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetin social “Instagram”, pozat seksi të së cilës jo rrallëherë tërheqin vëmendjen e ndjekësve dhe nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Morena Taraku e cila sot ka vendosur të ndajë me fansat disa pamje nga shtëpia e saj super moderne e luksoze.

Nga pamjet e publikuara nga vetë këngëtarja, vihet re se kuzhina e saj ka një hapësirë të madhe ku futet dritë e bollshme dhe në mobilie mbizotëron ngjyra e bardhë dhe kafe.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan Morena krahas postimit të saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
