Ai është një nga reperët më të pëlqyer e të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Capital T, këngët e të cilit dëgjohen kudo dhe janë kthyer në hite.

Ai gjithashtu ka edhe një numër të madh ndjekësish në profilin e tij në “Instagram”, si dhe në llogarinë që ka në kanalin e “Youtube”.

Së fundmi Capital T ka publikuar në “Yotubue” një video mjaft ndryshe nga ç’jemi mësuar të shihnim në profilin e tij. Repei i njohur ka vendosur që të bëjë një vlog, duke rrëfyer me video çdo moment të ditës së tij.
Capital T përgatit shihet teksa përgatit mëngjesin, kështu na tregon pamje nga kuzhina moderne ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe gri. Në këtë video ai zbulon edhe disa ambiente të tjera të shtëpisë luksoze.
© Panoramaplus.al
