Këngëtari i njohur Meda është aktiv në rrjetin social “Instagram”, ku ndiqet nga një numër i madh fansash, me të cilët ndan shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria.

“Rtv21” ka publikuar së fundmi pamjet nga shtëpia super luksoze e këngëtarit. Banesa e cila është rreth 650 metra katrorë, ka 8 dhoma fjetje dhe pesë banje.

Siç shihet edhe nga fotografitë, për mobilimin e kuzhinës është zgjedhur ngjyra kafe, e cila mbizotëron në pjesën më të madhe të shtëpisë.


