19 Mars, 2019

Brenda shtëpisë moderne të Lorendanës dhe Mozzik (VIDEO)


Reperja e njohur, Loredana, ka ndarë sot për herë të parë me ndjekësit e saj disa pamje nga shtëpia ku po rritet Hana e vogël.

Ajo sot ka përshëndetur fansat e saj me disa momente nga qëndrimi në shtëpi me partnerin Mozzik dhe vajzën e saj.

Në videot e publikuara nga ajo, reperi shfaqet me Hanën në krahë ndërsa mami Loredana filmon pamjen e mrekullueshme që ka para syve.

Ndërkohë ajo që ra në sy është arredimi i thjeshtë i dhomës së ndenjes. Gjithashtu edhe një pamje e mahnitshme e liqenit jashtë ballkonit që na bëjnë të mendojmë se dyshja është në Gjermani.

Në shtëpinë e çiftit të famshëm, nuk mungon edhe një dekor me emrin e vogëlushes së tyre.

© Panoramaplus.al