3 Shkurt, 2020

Brenda sallës së Parlamentit kritik ndaj qeverisë, jashtë saj Bashkim Fino i prish mendjen Ralf Gjonit për të …


Me sa duket, duhani, ashtu si edhe vera, të shijon më shumë kur pihet në shoqëri. Këtë fakt e kemi vërtetuar me deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino. 

Me puron e tij të pandarë, ai shihet vazhdimisht duke ua ofruar një të tillë edhe kolegëve të tij. Më së shumti, purot e Finos i shijon ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, por edhe kolegë të tjerë.

Kësaj here, Fino ia ofroi puron Ralf Gjinit, deputetit i cili mori mandatin që la një ishkoleg i tij nga LSI-ja. Nëse e kujtoni, Gjoni përjetoi një nisje jo të mirë të ditës së parë të punës si deputet.

Në shenjë revolte që kishte pranuar mandatin e deputetit, ndërkohë që deputetët ekzistues e kishin lënë atë, një grup të rinjsh nga LRI-ja i hodhën vezë sapo doli nga shtëpia. Ralf Gjoni pas kësaj ngjarjeje shihej i shoqëruar nga disa truproja, njësoj si ministrat.

Tashmë që ka disa muaj në Parlament, Gjoni vijon i qetë punën e tij, madje tymos edhe puron e ofruar nga Fino.

Në shoqërinë e deputetëve të maxhorancës, Gjoni duket mjaft miqësor, ndërkohë që brenda në sallë, në disa fjalime është shprehur mjaft kritik ndaj punës së qeverisë.

 

© Panoramaplus.al