E hëna e kësaj jave nisi me një ngjarje të trishtë, pasi katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame, u përfshi nga flakët dhe një pjesë e mirë e saj u shkatërrua. E kjo menjëherë u kthye në ngjarjen më të pasqyruar në botë.

Madje brenda pak ditësh për rikonstruktimin e katedrales 850-vjeçare u mblodh një shumë e madhe prej miliona eurosh.
E teksa ndihmat e shumta që erdhën nga persona e vende të ndryshme u duartrokitën, ka patur edhe nga ata që ky veprim u është dukur paradoksal. Në mesin e këtij grupi është edhe koreografi i njohur, Albi Nako.

Albi ka postuar sot një foto në “Instastory” ku tregon se si u mblodhën parat brenda pak orësh për katedralen, ndërkohë që mijëra persona vuajnë urie dhe drejt tyre askush nuk i ka sytë.

Sipas koreografit, e gjithë kjo është paradoks.
© Panoramaplus.al
