3 Shtator, 2019

Brenda festës së ditëlindjes së Luana Vjollcës, nga të ftuarit deri te kërcimi mbi tavolina (Foto+Video)


Mbrëmjen e djeshme, moderatorja seksi Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen buzë detit me miq e të afërm.

Për ditëlindjen e saj, Luana kishte vendosur që të vinte me një surprizë për fansat e saj të shumtë, pasi publikoi këngën më të re me titull “Ti amo”. Videoklipi është mjaft interesant i xhiruar pa asnjë lloj ndërhyrjeje nga fillimi deri në fund.

Ndërkohë për festën e madhe, ajo ishte veshur si një princeshë me një kurorë në kokë ndërsa në sy binte fustani i shkurtër plot shkëlqim. E teksa  të gjithë sytë ishin tek Luana, vëmendjen e tërhoqën edhe të ftuarit VIP në festën për ditëlindje.

Nga postimet e shumta në rrjetet sociale, vihet re se personi që i qëndronte pas gjithë kohës ishte motra e saj Marina, e cila ishte veshur me një fustan ngjyrë jeshile neon.

Ndërkohë mes të ftuarve ishte partneri i Luanës, Krenari, motrat e saj, Eraldo Rexho, kushërira Evi Reçi, Klodiana Shala, si dhe mikesha Fifi që ndezi festën me këngët e saj.

Argëtimi në lokalin buzë detit zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe nuk mungoi as kërcimi mbi tavolina i vajzës së ditëlindjes.

© Panoramaplus.al