4 Janar, 2019

Brenda ditëlindjes së reperit shqiptar, me shampanjë e tortë me euro (FOTO)


Këtë të enjte, reperi i njohur Gjiko ka festuar ditëlindjen e tij të 26. Ai ka festuar ditën e tij të veçantë në club duke kënduar, por nuk i munguan urimet e as surprizat nga njerëzit më të dashur.

Urimi më special ishte ai i bërë nga vetë Gjiko për veten, kur në një postim në “Instagram” shkruan: “Urime ditëlindja GJIKO , mos harro që jeta ka batica e zbatica lumturi e mërzi, qysh tka ka thon gjyshi këtë jetë duhet të mundohesh sa ma shumë me honger, e jo ajo ty. Vazhdo noto si një peshkaqen i madh”.

Ndërkohë një nga surprizat që iu bë reperit ishte një tortë me kartëmonedha 500 euro, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe sigurisht shampanja. “Torta e ditëlindjes”, shkruan reperi teksa publikon pamjet.

E sigurisht që nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së tij, Elita Rudi, e cila nuk ka qenë pranë tij në këtë ditë të bukru. Kjo e fundit ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një album me foto ku shfaqen të dy bashkë.

 

View this post on Instagram

 

Our baby will be so lucky to have you as a father , and i am so lucky to have you as a partner . Happy birthday my bebe my partner in crime and my ?!!! I just want you to know how thankful I am that I have a husband as amazing as you! You have made me a better woman and a better wife. I’m forever grateful that I’m your wife, and I’m so proud of the life that we’re building together. Can’t wait to get home and cuddle all day, i love you so much even in pregnancy ☺️?and i hate it when we are far from each other because i really can’t live without your feet massages in last semester so i need them every day, my feet look like ‘krofne’ and i feel’ miza’ okay??Ps i will give you the biggest present soon???? You’re my everything ♥️ @gjikotheflyboy

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on


Në urimin e saj, Elita shprehet se ajo është me shumë fat se ka një partner si ai, dhe se fëmija që po pret është gjithashtu me fat që do ketë baba atë. Ajo gjithashtu thotë se e ka bërë atë një femër e një bashkëshorte më të mirë.

““Fëmija ynë do të jetë aq me fat që do të ketë ty baba dhe unë jam shumë me fat që të kam partner. Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim, dashuria ime dhe mbreti im. Dua që vetëm ti ta dish sa mirënjohëse jam që kam një burrë të mahnitshëm si ti. Më ke bërë të jem një femër dhe grua më e përkryer. Jam tejet krenare që jam gruaja jote, për jetën që do ta ndërtojmë bashkë. Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të përkëdhelem tërë ditën, të dua aq shumë edhe në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg njëri-tjetrit, sepse me të vërtetë nuk mund të jetojë pa masazhet e tua në këmbë në muajin e fundit, dhe më mungojnë shumë pasi këmbët e mia janë bërë sikur ‘krofne’ dhe ndiej ‘miza’. Do ta jap dhuratën më të bukur shumë shpejt. Ti je gjithçka për mua”, shkroi Elita.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al