22 Korrik, 2019

Brenda ditëlindjes së Jona Spahiut, ja sa vjeçe bën moderatorja


Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, feston sot ditëlindjen e saj të 25-të. Sapo ora ka shënuar 00:00, urimet dhe surprizat nuk kanë munguar për mamanë e re.

Nga postimet në “Instagram”, u zbulua se familjarët i kanë mbushur shtëpinë me lule. Por dhurata më e bukur për këtë ditëlindje, është vogëlushi i saj, Raiden.

Ndërkohë urimi më i veçantë është ai i motrës së saj, e cila ka publikuar një fotografi kur ato ishin të vogla.

“Shoqe që nga 1996. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vetme më e preferuar, më e bukur, më e ëmbël, më “cool”. Të dua edhe pse atëherë më thoshe se isha e adoptuar”, shkruan motra e Jonës.

Kujtojmë se pas lindjes së djalit, Jona ende nuk është kthyer në ekran, por ajo qëndron pranë fansave të saj duke bërë postime të ndryshme në profilin e “Instagram”-it.

© Panoramaplus.al