29 Shtator, 2022

Brad Pitt dhe EmRata kanë një arsye të fortë përse nuk duan të kenë ende një romancë, flasin burimet pranë dyshes


Kohët e fundit është përfolur se Brad Pitt është parë me modelen Emily Ratajkowski , megjithëse ata nuk janë ende në një lidhje dhe për këtë kanë një arsye të fortë.

Thuhet se ai po e mban ‘në pauzë’ marrëdhënien e tyre sepse ai dhe modelja ndodhen në mes të divorcit me ish partnerët e tyre.

“Brad nuk ka folur dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina Jolie do t’i flasë keq fëmijëve te tyre për të, nëse ai ka do të ketë një të dashur për seriozisht. “tha një burim.

Pitt dhe Jolie, u ndanë në vitin 2016 dhe që atëherë janë përfshirë në një betejë të shëmtuar që përfshin të dhënat e zbuluara të FBI-së , akuzat për dhunë në familje, një betejë të ashpër për kujdestarinë dhe , së fundmi, një padi prej 250 milionë dollarësh mbi kantinën e tyre franceze.

Ndërkohë, Ratajkoëski, 31 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga Sebastian Bear-Mçlard mes raporteve se ai e ka tradhtuar.

Bruimet thonë se çifti “Bratajkowski” është “shumë i rastësishëm” për momentin.

“Ata janë parë disa herë së bashku edhe me njerëz të tjerë gjatë muajve të fundit. Ata shtuan: “Qëndroni të sintonizuar”.

Ratajkoëski sapo bëri kërkesë për divorc këtë muaj pas katër vitesh martesë.

Pitt dhe Jolie u shpallën beqarë në vitin 2019 dhe kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 21, Pax, 18, Zahara, 17, Shiloh, 16, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 14- vjeç.

Ish-çifti aktualisht janë gjithashtu të bllokuar në një përleshje të ndërlikuar ligjore që përfshin padi mbi pronësinë e Chateau Miraval.

Pitt pretendon se Jolie i shiti aksionet e saj në një filial të firmës masive të pijeve Stoli, pa i ofruar atij të drejtën e refuzimit. Ajo pretendon se ai u përpoq të “marrë kontrollin” “në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë”.

© Panoramaplus.al