
Prillin e kaluar, Vince Staples zbuloi një bisedë që kishte bërë me SAINt JHN, ku “mësoi se dëgjuesit vijnë tek ju sepse ata duan që ju t’i jepni një arratisje nga normaliteti”. Vince thotë se SAINt JHN i tha gjithashtu atij: “Dëgjuesit e muzikës nuk kanë kohë të përpiqen të kuptojnë se çfarë po përpiqesh t’u thuash atyre. Thjesht duhet t’i bëni ata të ndihen më mirë. Vendosini ata në një hapësirë të caktuar.”
Kjo këshillë mund të përshkojë industrinë si një lojë telefonike tani, sepse disa nga emrat më të mëdha të muzikës kanë shfaqur muzikë uptempo që po vendos theksin për një verë vallëzimi larg dhimbjes. Për të përmendur disa: Drake shkoi deri në fund me ‘Honestly, Nevermind’, “Break My Soul” e Beyonce është një pararojë intriguese për albumin e saj ‘Renaissance Act 1’. Para kësaj, viti i nisur me albumin e The Weeknd, ‘Dawn FM’, është një reduks pop i viteve ’80. Këto këngë janë nxjerrë nga një skenë e gjallë e krijuesve të paparalajmëruar të muzikës dance dhe ata janë të përgatitur për t’i çuar këngët në krye të top-listave.
Ata që e dinë tashmë kanë qenë në harmoni me artistë si Kaytranada, Azealia Banks, Black Coffee dhe shumë të tjerë që kanë bashkuar house, elektronic dhe hip-hop-in në mënyra intriguese. Por tani, artistët më në zë në botë po i bashkohen këtyre playlistave, duke e bërë muzikën hourse një diskutim të nxehtë mes audiencës mainstream. Artistët po i përmbahen klimës së përgjithshme intelektuale, morale dhe kulturore, duke ofruar një kolonë zanore të këndshme për rihapjen e botës(pas pandemisë), ndërsa flasin për sprovën tonë kolektive shoqërore përmes teksteve të dashurisë së Drake dhe “ju nuk do të më thyeni shpirtin” të Beyonce. Ne kemi kërkuar prej kohësh që artistët t’u flasin kohërave dhe ndërsa shumica e këtyre milionerëve të izoluar nuk janë në gjendje të kanalizojnë një kërcënim për shoqërinë dhe të dënojnë padrejtësitë, dhënia e mesazheve të tyre është më e mira që mund të bëjnë: “Dëgjoj dhimbjen tuaj, E ndjej në disa mënyra, por le ta kërcejmë tani për tani.” Shumë prej nesh janë të etur ta pranojnë këtë, pasi ka shumë gjëra nga të cilat duhet të kërkojmë çlirim.
Të premten e kaluar, Gjykata e Lartë shfuqizoi ligjin për lejimin e aborit, duke u dhënë shteteve mundësinë për të ndaluar abortin. Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi ata hoqën ligjet për armët në mes të një epidemie të sulmeve masive. Jemi në një pandemi dyvjeçare të COVID-19 që duket sikur do të nxisë një recesion, me inflacionin që ish-sekretari i Thesarit të SHBA, Lawrence Summers, teorizoi se mund të mbytet vetëm nga një normë prej pesë për qind e papunësisë, që do të thoshte “papunësi shkatërruese për miliona njerëz.” Gjërat janë të vështira. Ne të gjithë kemi nevojë për një lloj shpëtimi nga trazirat.
“Break My Soul” e Beyoncé u ndje si një dozë shumë e nevojshme për fansat e lodhur kur u lançua të martën e kaluar. Vargjet si “dreq, ata më bëjnë të punoj kaq shumë” dhe “largojeni stresin” tingëllojnë sikur mund të ishin bërë për një këngë akustike blues, por producentët The-Dream dhe Tricky Stewart rizgjuan himnin e dance të Robin S. “Show Me Love” dhe krijua një kompozim emocionues për një brez të ri dëgjuesish. Nuk është vetëm se ajo sintetizon pikëpamjet e ndryshme dhe ritmi i shpejtë, “Break My Soul” ndjek linjën e klasikëve të house me një zë të fuqishëm të gruas me ngjyrë që sjell vargje të ngjashme që qetësojnë presionin e dëgjuesve, ndërsa u ofron atyre një mantra(një fjalë sanskrite që synon të relaksohet dhe të nxisë një gjendje meditimi tek kush këndon ose dëgjon) gjithëpërfshirëse për t’u kapur.
Ata që përjetojnë dhimbje mund të ndiejnë një lidhje të ngjashme me albumin e Drake, “Honestly, Nevermind”, i cili u lançua katër ditë para “Break My Soul”, duke ndezur spekulime dhe kritika për muzikën house. Projekti theu menjëherë rekordin e transmetimeve të ditës së parë të ‘Apple Music’, edhe pse largoi një numër të madh fansash që prisnin me padurim thip-hop ose R&B. Në vend të kësaj, ne morëm padyshim projektin e tij më të përqendruar ndonjëherë, teksa ai i këndon vështirësive romantike në këngët house si “Falling Back”, “Calling My Name” dhe “Flights Booked”. Fansat e Drake janë mësuar t’i dëgjojnë momentet e tij përmes këngëve Soul, R&B and Trap , por 40, Black Coffee, Gordo dhe shumë producentë të tjerë krijuan projektin e tij më ambicioz deri më tani.
Ndoshta Drake thjesht donte të provonte diçka të re, por kjo dëshirë u pëlqye me rihapjen e klubeve të natës dhe vendeve të tjera pas dy vitesh kufizimesh. Ka pasur shumë zemërthyerje gjatë dy viteve të fundit. Njerëzit kanë humbur partnerë për shkak të COVID. Marrëdhëniet në distanca të gjata të përshkruara me “fluturimet e rezervuara” janë më të vështira se kurrë me frikën e virusit dhe vështirësive financiare. Të njëjtat shqetësime i kanë disa beqarë të frikësuar edhe të dalin e të takojnë njerëz. “Honstly, Nevermind” përshkruan shumë nga këto probleme, por me një peizazh zanor që të lejon t’i kalosh ato ndjenja në altoparlantët e klubeve të natës në vend të kufjeve.
Kjo dikotomi ka qenë prej kohësh në qendër të muzikës. Artistët kanë përcjellë historikisht thyerjen e zemrës, pikëllimin dhe stresin e shoqërisë mbi tingujt që përgënjeshtrojnë mesazhet e tyre të dëshpëruara. Duket në kundërshtim me atë që mund të prisni intuitivisht, por gjithmonë funksionon. Drake është shumë i mërzitur për “Honestly, Nevermind”, por bateritë tregojnë një histori tjetër. Beyoncé është më optimiste në “Break My Soul”, por kënga megjithatë prek disa tema të rënda. Vargjete saj “lijeni punën… çlirojeni stresin” nxitën komente mbi një bojkot masiv të punës, megjithëse këngëtarja miliardere ka të ngjarë t’i nxiste dëgjuesit të lëshonin flokët gjatë natës. Ne mund të kërcejmë me “Dawn FM” të The Weeknd, por gjithashtu të pranojmë se është një album konceptual për vdekjen. Ndoshta këto tema pikëlluese janë më të këndshme me tingujt e vallëzueshëm. Por akoma më mirë, ndoshta yjet tanë më të mëdhenj të popit dhe bashkëpunëtorët e tyre e dinë se kënaqësia përcaktohet vetëm në lidhje me dhimbjen dhe ata kanë vendosur ta pasqyrojnë atë në muzikë. Pista e vallëzimit është një vend jo-fetar me një praktikë universale: çlirimin.
Si “Break My Soul” dhe “Honestly, Nevermind” janë të vërteta ndaj rrënjëve të muzikës house, e cila filloi si katarsis për komunitetin LGBTQ në Çikago të viteve ’70. DJ legjendar Frankie Knuckles ishte drejtor muzikor në klubin ‘The Warehouse’ dhe aftësitë e tij me tavolinat e rrotullimit dhe makineritë e daulleve ndihmuan në krijimin e një tingulli që fillimisht njihej si ‘Warehouse Music’ përpara se të shkurtohej në muzikë house. Knuckles iu bashkuan DJ të tjerë si Ron Hardy, Steve “Silk” Hurley, Larry Levan, të cilët prezantuan lulëzimin e tyre në nënzhanër dhe e ndihmuan atë të zgjerohej në qytete të tjera. Muzika ishte pika kryesore e ngjarjeve ku komuniteti LGTBQD mund të mblidhej në një nga hapësirat e pakta të sigurta që kishin. Këngët house si “Music Is The Answer” dhe “On and On” kishin mesazhe fuqizuese, shpresëdhënëse, sepse përfaqësonin ndjeshmëri dhe katarsis për grupet e njerëzve të margjinalizuar që ishin të tiranizuar nga shoqëria. Edhe sikur të rëndoheshin nga çdo gjë nën diell, të paktën mund të kërcenin natën së bashku.
Është e përshtatshme që një skenë muzikore me një themel të tillë emancipues po kalon një moment të zakonshëm në vitin 2022. E gjithë bota ka nevojë për atë energji. Ndërsa diagnostikonte epokën e re të të ashtuquajturit rap SoundCloud, Zane Lowe i Apple Music tha për Complex, “Kur duket sikur gjërat janë jashtë kontrollit, do të vijë kënga që identifikohet me atë. Ka qenë një kohë shumë negative, e vështirë, e mbushur me ankthi dhe kjo energji duhet të shkojë diku. Pra, kur e dëgjon këtë muzikë, po i jep asaj energjie një vend për të shkuar. Po i jep një shtëpi.”
Vlen të pyesim veten nëse ky eksplorim i mainstream i muzikës house është një periudhë kalimtare, si New Jack Swing e Bruno Mars, apo një pararojë e një epoke të re. Afrobeats dhe tinguj të tjerë diasporikë po shpërthejnë në të gjithë globin. A do të zgjedhin artistët që zakonisht udhëheqin me hite masive me prirje hip-hop drejt muzikës elektronike për dy vitet e ardhshme? Koha do të tregojë. Por tani për tani, ne duhet të përgatitemi për një verë me tinguj house.
Po kalojmë kohë të vështira. COVID është ende një kërcënim. Është e vështirë të planifikosh për një të ardhme që as nuk mund ta konceptojmë. Ka kaq shumë arsye që njerëzit të kërkojnë shpërqendrim dhe katalogu në rritje i muzikës dance të vitit 2022 është një kolonë zanore shumë e nevojshme. Pavarësisht nëse na pëlqejnë apo jo këngët house, duhet të paktën të vlerësojmë krijuesit e fundit që po përpiqen të na ndihmojnë të largohemi nga problemet, qoftë edhe natën.
Burimi: Complex/ Përktheu dhe përshtati: Panorama Plus
© Panoramaplus.al
