15 Gusht, 2022

Boris Johnson merr pushimet e dyta dhe ‘arratiset’ me bashkëshorten në Greqi, fotografohet duke bërë blerje. Shpërthejnë kritikat në Britani


Boris Johnson nuk pritet të marrë pjesë në asnjë angazhim zyrtar politik këtë javë pasi ai po shijon pushimet e dyta verore jashtë vendit brenda një muaji, ka konfirmuar Downing Street.

skynews-boris-johnson-prime-minister_5864318

Siç shkruan Sky News, gjatë fundjavës, Johnson u fotografua me pushime në Greqi “ndërsa familjet në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me ndikimin e krizës së thelluar të kostos së jetesës”.

Kryeministri ne detyre i Britanise, Johnson bëri pushime në fillim të këtij muaji, pavarësisht paralajmërimeve për inflacion të mëtejshëm dhe kërcënimin e një recesioni në vend këtë vit.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrisë konfirmoi për gazetarët se Johnson “është me leje këtë javë”.

Zëdhënësi konfirmoi gjithashtu se Johnson po paguan nga xhepi i tij për udhëtimin në Greqi, por nuk pranoi të thoshte nëse siguria e tij financohet nga taksapaguesit britanike apo jo.

I pyetur se pse Johnson nuk mund të priste derisa të emërohej pasardhësi i tij ne detyre më 5 shtator përpara se të shkonte jashtë vendit, zëdhënësi i kryeministrit tha se ai nuk mund të hynte në detajet e kësaj, por tha se “aktiviteti i qeverisë vazhdon”.

“Unë nuk mund të hyj në vendimin rreth kohës, por ai është në pushim këtë javë. Ai do të kthehet këtë fundjavë,” u tha ai gazetarëve.

Gazeta Times ka raportuar se Johnson ndodhet në një pushim njëjavor në Greqi, ku vendasit e kanë fotografuar atë duke bërë blerje së bashku me gruan e tij Carrie Johnson në një supermarket në Nea Makri, një qytet në lindje të Athinës.

Laburistët e kanë kritikuar kryeministrin, duke e akuzuar se i trajton muajt e fundit si “një festë e madhe”.

Një zëdhënës i partisë tha: “Sipas dëshmive të muajve të fundit, duket se ka pak ndryshim nëse kryeministri është në zyrë apo me pushime, pasi ai vazhdimisht ka dështuar të përballojë sfidën e krizës së kostos së jetesës. Është e gjitha vetëm një festë e madhe për Boris Johnson, ndërkohë që vendi përpiqet të paguajë faturat e tyre”

© Panoramaplus.al