5 Dhjetor, 2022

Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”, Ori Nebijaj ka dy fjalë për moderatoren: Është padiskutim identiteti yt!


Bora Zemani është rikthyer tashmë nën moderimin e “Për’puthen”.

Moderatorja e cila u shfaq mjaft e emocionuar u shpreh se i dukej sikur ka nisur një program i ri:

 “Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio

Ndërsa opinionisiti i programit të dashurisë Arian Konomi i uroi mirëseardhjen Borës.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”- u shpreh ai i përlotur teksa përqafoi dhe moderatoren.

Nga ana tjetër ish- prezantuesja e programit Ori Nebijaj duket se ka ndjekur Borën gjatë puntëtës së sotme dhe nuk i kurseu dy fjalë të ëmbla për të.

 “E lumtur që rikthehesh në shëtpinë tënde! Përputhen është padiskutim identiteti yt! Suksese të gjithëve!”- shkroi moderatorja ku as Bora nuk ngurroi t’i përgjigjej duke shkruajtur:

“Më bëre mos të shkëputem asnjëherë duke të ndjekur edhe ty me shumë kënaqësi çdo ditë! Shkëlqe ashtu siç di ti edhe në misionin tënd të ri”.

© Panoramaplus.al