Festa e Big Brother mbrëmjen e djeshme ka qenë në qendër të vëmendjes. Jo vetëm ish-banorë, por edhe shumë figura VIP ishin dje pjesë e festës që bëri bashkë miq, ‘armiq’ dhe personazhe të njohura.

Ftesa për të qenë pjesë e festës i ka shkuar edhe Bora Zemanit. Disa nga figurat kryesore të Top-it ishin të ftuar në festën private, ndaj edhe Bora ishte në listën e VIP-ave që do të mundë të hynte në festë. Por moderatorja e ka refezuar këtë ftesë, pikërisht për të shmangur përballjen me ish-të dashurin e saj, Donaldin. Ndërkaq në rrjetet sociale, prezantuesja e “Përputhen” ka publikuar video në momentin që festa po mbahet. Bora ka zgjedhur që ta kalojë mbrëmjen me djalin e saj, Arbor. Në videon e publikuar, ajo shfaqet duke u puthur me djalin e saj, duke shijuar kohë së bashku.

Teksa të gjithë prisnim që ajo të merrte pjesë, moderatorja ka treguar mbrëmjen e saj, shumë larg muzikës dhe atmosferës festive, por plot dashuri. Ndërkohë nuk kishte sesi mos të binte në sy fakti që Beatrix Ramosaj nuk u pa për asnjë moment në krah të Donaldit. Ndonëse këngëtarja ishte në festë, ajo nuk publikoi asgjë në rrjetet sociale, aq më tepër atë që të gjithë presim, një foto me Donaldin.

Qëkur aktori ka lënë shtëpinë e Big Brother, çifti nuk ka publikuar asnjë foto së bashku, duke lënë të aludohet se marrëdhënia mes tyre është ftohur. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka publikuar foto në rrjetet sociale, ku shfaqej e grimuar dhe gati për të festuar. Por më pas ajo nuk ka publikuar asnjë video apo foto tjetër nga festa me ish-banorët. Nga ana tjetër Donaldi duket se e ka shijuar atmosferën. Ai u shfaq në ‘party’ i shoqëruar nga vëllai i tij binjak dhe këngëtari Elgit Doda.

Edhe pse fillimisht ai shkoi i maskuar si “Spiderman”, më pas ai hoqi maskimin dhe vijoi të shijojë festën. Madje ai nuk ngurroi të ngjitej dhe të këndonte këngën që i ka dedikuar Bora Zemanit. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të përflitet për një ‘pendim’ të aktorit për lidhjen me Beatrix. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë ky trinom dashurie që ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut.



