
Bora Zemani ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në Instagram duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.
Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy. “Na lini të kërcejmë”-shkroi ajo krah fotos.
Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.
View this post on Instagram
Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

Më pas moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social Instagram.

Ata u ribashkuan pak pas daljes së Donald Veshajt nga “Big Brother VIP”, por vendosën që fillimisht të fshihen nga mediat dhe njerëzit. Gjithsesi nuk ia dolën sepse u fotografuan bashkë me poshime, në darka, jashtë shtetit… dhe më në fund ja ku janë.
© Panoramaplus.al
