Vëllezërit Veshaj u bënë të njohur me moderim dhe për jetën e tyre private.

Bëhet fjalë për më të voglin e familjes dhe më të paekspozuarin në media, Mario Veshajn. Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim publik nga vëllezërit e tij, binjakët Romeo dhe Donaldi. “Edhe 100 vjeç zemra ime,”-shkruan Donaldi në Instastory-n e tij.

Ndërsa Romeo nga ana tjetër ka ndarë një foto së bashku me vëllain e tij në Instagram ku krahas shkruan: “Me sa fat jam që të kam Edhe 100 vjeç @mario.veshaj Të dua më shumë!”
Nëse mendoni se urimet mbaruan këtu, gaboheni! Mario ka marrë një urim publik edhe nga kunata e tij, Bora Zemani. Moderatorja ka komentuar poshtë postimit të Romeos ku duket me Marion. “Edhe 100 me i bukuri familjes!”-shkruan Bora.
![]()
Përsa i përket marrëdhënies Bora-Donald kujtojmë që që pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, ata s’kanë ç’të fshehin më. Ata morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.

Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës, por vetë Bora vendosi të thotë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale.

Që nga ai moment nuk kanë munguar shfaqjet dhe fotot e tyre bashkë, madje edhe urimet për familjarët e tyre si tani.
© Panoramaplus.al

