
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë treguar se iu pëlqen shumë të shkëmbejnë veshje e aksesorë, gjë që ka marrë përherë vëmendjen e ndjekësve të tyre.
Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, kur moderatorja postoi një selfie në Instagram ku shfaqej me një kanotiere, kapele dhe syze të bardha. Pikërisht dy aksesorët e fundit janë bërë qendër diskutimi e njerëzve në sektorin e komenteve. Për arsyen e thjeshtë se ia kemi parë edhe Donaldit gjatë “Big Brother VIP”.
Tani e vetmja gjë që u ka mbetur është të zyrtarizojnë ribashkimin e tyre në Instagram me një foto ndonëse ata janë ‘kudo’ në rrjetet sociale të njëri-tjetrit.

Gjatë puntataë së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas” aktori i humorit ishte veshur sportive, me pantallona dhe një bluze të zezë. Bluzja e veshur nga Donaldi është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga Bora. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

Së fundmi ata u kapën “mat” duke darkuar në një restorant në Prishtinë. Ndonëse bënë një tentativë për tu fshehur duke u shfaqur me kapele, sërisht janë fotografuar të buzëqeshur duke biseduar me njëri-tjetrin. Fotot e çiftit më të përfolur në showbizin shqiptar janë publikuar nga “Paparaci”.

Megjithatë, çfarë bëri përshtypje ishte fakti se Bora ishte e shoqëruar nga dikush tjetër në makinë. Kjo u vu re pasi personi në fjalë, i cili kudo në rrjet aludohet se ëshë Donaldi, fishkëllente duke tërhequr vëmendjen e moderatores.
Gjatë videos Bora vijon të këndojë dhe nuk e zbulon fytyrën e personit që e shoqëron, duke u komentuar përsëri në rrjet.Kujtojmë që Bora dhe Donaldi zgjodhën natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë për tu shfaqur krah njëri-tjetrit para të gjithëve.

© Panoramaplus.al

