20 Tetor, 2018

Bora Zemani bëhet bionde dhe i la të gjithë gojë hapur (FOTO)


Moderatorja e njohur Bora Zemani ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj në televizion.

Ky sezon televiziv e gjen përkrah Ardit Gjebresë në prezantimin e “Këngës Magjike”.

Por mesa duket nuk keni parë gjë akoma, pasi këtë të diel Borën mund ta shihni bionde. Moderatorja ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet së bashku me këngëtaren Rezarta Shkurta, dhe Bora është me flokë bionde.

Bora i ka lënë ndjekësit gojë hapur jo vetëm me ndryshimin e papritur, por edhe me faktin që flokët biondë i shkojnë kaq shumë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al