1 Nëntor, 2022

Bora dhe Donald nuk e ndalin hapin, pas ribashkimit çifti gati për filmin e tyre të parë


Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit.

Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.  Kohë më parë u përfol se dyshja do të bashkëprezantonin “Dancing With The Stars”, mirëpo nuk rezultoi kështu. Së fundmi po përflitet diçka e re në lidhje me çiftin më të përfolur.

 

Burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku. Në emisionin e tyre dikur “Treshat” dyshja kanë realizuar një sërë skeçesh së bashku,  ky do të jetë projekti i tyre i parë kinematografik me metrazh të gjatë. Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

Jealousy and positivity? Donald Veshaj talks about his ...

Ata kanë morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë. Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës.

Por vetë Bora vendosi të thojë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale.

Së fundmi ata surpizohen nga fansat me dhurata nga më të ndryshmet.

 

© Panoramaplus.al