Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e cila bëri shumë zhurmë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë festës së orgainizuar më të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme, këngëtarja nuk u pa në asnjë moment pranë aktorit të humorit. Madje ajo erdhi pasi festa kishtë filluar ku u shfaq krahë vëllait të saj, Alban Ramosaj.
Këngëtarja ka postuar ditën e sotmë në Instagramin e saj një foto ku shkruante : “Mirëmëngjes o yje. Si fjetët?” dhe më pas postoi një status ku lexonte “No fake story” ku i ka vënë kryq të kuq fjalës “No” dhe shton: “E rregullova”. Ku la të kuptohej se lidhja e tyre kishte marrë fund dhe se kishte qenë e shtirur gjatë gjithë kohës. Ndërkohë, ajo po ashtu ka hequr nga lista e ndjekësve dhe Donaldin.
Direkt pas kësaj ka ardhur një reagim i ish- mikeshës së aktorit të humorit, Semi Jaupaj e cila është dhe shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish- e dashura të cilën Donaldi e “tradhtoi” me Trixën.
Semi e ka shprehur që në fillim se ka qënë kundër kësaj lidhjeje dhe i ka dalë në mbrojtje mikesësh së saj. Këngëtarja ka postuar në video në profilin e saj ku në sfond dëgjohet kënga “Boomerang” nga Yebba, ku duket se është një ‘thumbim’ për çiftin e sapo ndarë.

