Çifti i njohur dhe mjaft i komentuar në rrjetet sociale e mediat rozë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, prej disa ditësh ka nisur pushimet.

Reperi dhe moderatorja publikojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale, foto e video nga vendi i bukur, Barbados.

Plazhi i mrekullueshëm atje, na bën që t’i kemi zili paksa! E mesa duket nuk jemi të vetmit që ndihemi kështu, pasi edhe moderatorja seksi, Luana Vjollca, nuk do të shohë më foto të tyre nga Barbados.

Në një foto të publikuar nga Getoari në “Instagram”, Luana i shkruan: “O po boll o boll se na e nxitë jetën!”.

Ndërkohë kunati i përgjigjet se mund të shkojë edhe ajo: “Ahahah. Kishte vende këtej akoma”.
© Panoramaplus.al
