27 Shkurt, 2019

“Boll bëre pornografi!”, ja çfarë bën këngëtarja shqiptare për t’u pajtuar me të atin që nuk i flet


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Nju Jorkut për të takuar babanë e saj, i cili nuk i flet që pas publikimit të klipit mëtë fundit “Last Hurrah”.

Javën e kaluar 29-vjeçarja publikoi disa mesazhe të dërguara nga babai i saj Flamur Rexha, i cili ndër të tjera shkruante: “Mjaft postove pornografi”.

“Ai ende nuk më flet, kanë kaluar dy javë. Ja përse po iki në Nju-Jork tani”, është shprehur Bebe për TMZ.

“Të gjithë në familjen time janë të mërzitur disi me mua tani, por mund të jetojnë. Është art”, shtoi Rexha.

Bebe shfaqet në videoklip me disa veshje shumë joshëse, ndërsa lëvizjet e saj janë provokuese. Ndërkohë disa prej fansave të këngëtares nisën që të shanin të atin e saj përmes komenteve online, por Bebe reagoi duke thënë se, nuk i pëlqejnë aspak komentet kundër tij.

“Babai im është babai im pavarësisht gjithçkaje, ai mund të ketë thënë diçka në gjaknxehtësi e sipër. Ndihem budallaqe që publikova ‘screenshot’-et. Duhet ta respektoni babanë tim”, iu drejtua ajo fansave.

© Panoramaplus.al