Këngëtarja Semi Jaupaj zbuloi dje në shtëpnë e dënimit se është martuar me Bojken Lakon dikur, që të kishin një mundësi më shumë për t’u larguar nga Shqipëria. Artistja prej vitesh jetoi një histori dashurie me Lakon, e cila përfundoi mirë, pasi dyshja janë ende miq në ditët e sotme.

Pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP”, Bojkeni ka reaguar për herë të parë. Gjatë një interviste për “Pardon my French”,muzikanti tha se nuk e ndjek spektaklin dhe nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë sidomos tani që Semi është bërë pjesë e tij.
“Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek ‘Big Brother’ dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Për mua është një shoë me qëllime të diskutueshme. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do. Ajo e kupton mbështetjen time dhe njerëzit, kush sheh mirë, e kuptojnë”,- u shpreh Lako.

Romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç. Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.
Ndërkohë, gjatë bisedave me banorët në shtëpi Semi zbuloi se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga njerëzit është nëse ka ndonjë shans që të rikthehet me Bojkenin.

“Kur më pyesin ‘a ka ndonjë shans që të pajtohesh prapë me Bojkenin?’. I thoja ‘jo’, se nga vetë koha që kam kaluar, janë shumë vite. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja ‘Prit se nuk i dihet’… Unë kam ndenjur 8 vite me atë.
Gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është që ka dashur të më lërë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka bërë kurrë këtë kërkesë (që të bënin fëmijë).


