3 Shtator, 2020

Blero shtrohet në spital, zbulon se është infektuar me COVID-19


Këngëtari i njohur Blero është shtruar në spital. Këngëtari njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku shtrihet i shtrirë në spital me një age në krah.

Ai tregoi se vuante nga angina, një sëmundje zemre që shkakton dhembje gjoksi ose presion.

Ndërsa shkroi se për të 2020-ta është një vit i mbushur me një varg problemesh shëndetësore, duke zbuluar se ka kaluar COVID-19.

“COVID e kalova. Tani angina, hajt medet hajt 2020-ta. Hajër ishalla,”– u shpreh këngëtari.

Blero nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe kur është infektuar me koronavirus.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al