Blero dhe Afrona Dika janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar në media e rrjete sociale.

Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij, postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në profilet e tyre në “Instagram” dhe janë shprehur se këtë vit do të bëjnë dasmën.

Por së fundmi Afrona është përfolur se është shtatzënë. Dyshimet linden pas një fotoje të postuar në “Instagram” ku shfaqet e veshur me fustan teksa mban dorën tek barku.

Mirëpo burime për “Gazeta Express” kanë treguar se ky lajm i përhapur me shpejtësi mbrëmjen e djeshme, nuk është i vërtet. Afrona nuk është në pritje të ëmbël.


