8 Shkurt, 2019

Blerina Bombaj kujton vështirësitë e jetës si studente: Ushqimi i vetëm që mund të përballoja në kioskën e shkollës…


Blerina Bombaj njihet si një nga dietologet më të mira në vendin tonë, si dhe një grua në biznes mjaft e zonja.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar e gjërat nuk kanë qenë gjithnjë kaq të thjeshta për të.

Blerina ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me të bijë, ku ka rrëfyer tërthorazi vështirësitë e saj ekonomike gjatë kohës që ka qenë studente.


“Po shijoj një kafe me Anën, e cila po provon “kulurin” me susam, ushqimi i vetëm që mund të përballoja në kjosken e shkollës kur isha studente, pasi ishte asortimenti më i lirë, ndërsa të tjerët merrnin sanduiçe”, shkruan Blerina krahas fotos.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al