29 Maj, 2019

Blerim Destani, sukses absolut përkrah aktorëve John Travolta dhe Morgan Freeman


Është publikuar filmi “The Poison Rose”, në të cilën aktori shqiptar Blerim Destani luan me emrat më të njohur të kinematografisë.

Në këtë film aktrojnë edhe dy artistët e famshëm, John Travolta dhe Morgan Freeman, ndërsa regjisorë janë George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Filmi është i zhanrit thriller, mister, ndërsa që nga sot shfaqet në të gjitha kinematë në Amerikë. Destanin e kanë uruar për këtë sukses shumë prej fytyrave publike në vend.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al