Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani ka zbuluar së fundmi se do të jetë pjesë e një filmi të ri, ku do të luajë përkrah aktorëve të “Hollywood”-it, Robert De Niro dhe Tommy Lee Jones.

Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku shfaqen emrat e të gjithë aktorëve që janë pjesë e filmit, si dhe personazhet që do të kenë.
Ky lajm është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e tij të shumtë, të cilët i kanë uruar suksese dhe sa më shumë arritje të tjera.

Por komenti që tërheq më shumë vëmendje, është ai i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi. Ky i fundit ka parë listën e emrave dhe ka vënë re që Robert De Niro është i pari në listë.
Teksa emri i Blerimit është i gjashti në këtë listë, Ermali i shkruan me shaka: “Nuk e kuptoj ça ka Robert De Niro më shumë që e kanë vënë para teje”.

Aktori i njohur ende nuk i ka kthyer përgjigje, por të shohim se si do të reagojë ai pasi të lexojë këtë koment.
© Panoramaplus.al
