Ditën e sotme, këngëtarja Bleona Qereti i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social, teksa ka publikuar një video që shfaqet duke kënduar në gjuhën italiane.

Në postimin e saj, këngëtarja e njohur sqaron se kjo video nuk ishte bërë për t’u bërë publike. Ajo vendosi që ta postonte atë duke u bazuar në ngjarjet e ndodhura së fundmi në Malibu, ku u përfshi nga zjarret e fuqishme.
“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këngën time të preferuar. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. Kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”, shkruan këngëtarja në postim e saj.



