Sfida më e fundit në rrjetin social “Instagram” i ka bërë të gjithë për vete, sidomos të famshmit shqiptarë.

Personazhe të njohur të ekranit tonë në llogaritë e tyre në “Instagram”, postojnë foto të vjetra të 10-viteve më parë duke e krahasuar me një imazh bërë së fundmi.
Por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Në “Instastory” ai ka postuar disa meme të realizuara nga ndjekësit e tij, në të cilat demonstrohet me humor ndryshimi i Blendit në periudhën kohore prej 10-vitesh.

Siç vihet re edhe nga fotot e publikuara nga Blendi, gazetari është krahasuar me figura të animuara, personazhe publikë si edhe me vezën e famshme e cila theu rekordin e pëlqimeve të Kylie Jenner.

Këto meme Fevziu i ka pranuar me humor dhe ka vendosur që t’i ndajë me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilët me siguri kur i kanë parë kanë qeshur me lot.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
