Aktorja e njohur Blake Lively ka postuar foto të shumta të barkut të saj të rumbullakosur në Instagram, duke ironizuar paparacët që qëndrojnë jashtë shtëpisë së saj.

“Këtu janë fotot e mia shtatzënë në jetën reale, kështu që 11 djemtë që presin jashtë shtëpisë sime për një pamje do të më lënë të qetë,” shkroi ajo krahas një fotografie me një kostum banje të kuqe.
Aktorja më tej shton: “Ju na tremni mua dhe fëmijët e mi. Faleminderit të gjithëve për gjithë dashurinë dhe respektin dhe për vazhdimin të bërit e unfollow llogarive që shpërndajnë foto të fëmijëve. Ju keni të gjithë fuqinë kundër tyre. Dhe faleminderit mediave që kanë një ‘No Kids Policy”. Ju të gjithë bëni ndryshimin ♥️ . Shume dashuri! Xxb”
View this post on Instagram
Lively, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds, postoi 10 imazhe të saj, duke përfshirë fotot e saj dhe Reynolds dhe duke pozuar me Taylor Swift.
Çifti tashmë ka dy vajza James, 7, Inez, 5 dhe Betty, 2.
© Panoramaplus.al
