Ryan Reynolds dhe Blake Lively po zgjerojnë sërish familjen e tyre! Ylli i Gossip Girl është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të katërt me Reynolds.

Çifti tashmë janë prindër të tre vajzave: James, 7-vjeçe, Inez, 5 dhe Betty, 2-vjeçe.
Lively u shfaq në 10 vjetorin e Samitit Forbes Power Women, të enjten, ku pozoi me një mini fustan me mëngë të gjata, ku në sy binte barku i saj i rrumbullakosur.

Në dhjetor, aktori 45-vjeçar foli për rëndësinë e kalimit të kohës me fëmijët e tij, duke theksuar se ishte një faktor kryesor në vendimin e tij për të marrë pushim nga aktrimi. Reynolds tha se ai thjesht dëshiron të “jetojë jetën si një njeri normal”.
“Unë dua që fëmijët e mi të kenë një orar normal. Për shumë vite kur gruaja ime Blake do të xhironte një film, unë nuk do ta bëja këtë por do të qëndroja me fëmijët e mi dhe anasjelltas. Kështu do të bënim një lloj shkëmbimi. Ne kurrë nuk kemi punuar në të njëjtën kohë. Por gjithmonë ishim larg. Kështu që edhe fëmijët ishin larg”, tha ai.

Aktori vazhdoi të shpjegoi se “mënyra e tij e jetesës është bërë sfiduese ndërsa fëmijët e tyre rriten”.
“Tani që ata janë në shkollë, kanë një orar disi normal. Mendoj se është krejtësisht e rëndësishme për zhvillimin e tyre dhe më pëlqen të jem me ta. Më pëlqen t’i çoj në shkollë në mëngjes, më pëlqen t’i marr”, – vazhdoi Reynolds. “Më pëlqen që kam orë në mes për t’u fokusuar në gjërat për të cilat jam vërtet i apasionuar si MNTN dhe Maximum Effort.”
Reynolds dhe Lively janë bashkë që nga viti 2010. Ata u lidhën teksa po xhironin filmin ku aktruan së bashku Green Lantern. Ata u martuan në vitin 2012.
© Panoramaplus.al
