15 Shtator, 2022

Blake Lively dhe Ryan Reynolds në pritje të fëmijës së tyre të katërt, dalin fotot e aktores me barkun e rrumbullakosur


Blake Lively është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Ryan Reynolds.

Aktorja e njohur vendosi që lajmin se është në pritje të ëmëbl ta bëjë publik me daljen e saj në Samitin e 10-të Vjetor të Forbes Power Women’s të enjten në qytetin e Nju Jorkut.

Lively ishte e gjitha e buzëqeshur në barkun e saj të rrumbullakosur, teksa kishte veshur një fustan me shkëlqim.

Lively, e cila tashmë është nënë e vajzave James, 7, Inez, 5 dhe Betty, 2, me bashkëshortin Ryan Reynolds, e kombinoi look-un me taka të bardha, një palë vathë dhe një rrip kokë.

Ylli i “Age of Adaline” ende nuk e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, një nga postimet e fundit të Lively në mediat sociale në gusht , tregoi barkun e saj të sheshtë me bikini të bardha, edhe pse ajo nuk specifikoi se kur u shkrep fotografia buzë pishinës.

“Dashuria e verës… më gëzoi”, ka shkruar Lively në postimin në Instagram.

Ajo dhe ylli i saj i “Green Lantern”, u martuan në shtator 2012 dhe çifti filloi të rriste familjen e tyre dy vjet më vonë kur James erdhi në jetë.

Inez dhe Betty kanë lindur përkatësisht në 2016 dhe 2019.

© Panoramaplus.al