Biznesmeni i suksesshëm italian, Flavio Briatore është bërë së fundmi kryefjala e mediave për shkak të lidhjes me modelen 49 vite më të re.

Ata janë fotografuar nga paparazzët në plazhet e Kenias, në të cilën kanë kaluar një fundjavë romantike.
Modelja Benedetta Bosin, vetëm 20 vjeç, jeton dhe studion në Milano. Nuk dihet ende se si ajo është njohur me biznesmenin, gjithashtu edhe Briatore nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë lidhje.




