31 Tetor, 2018

Bionde apo brune? Luana Vjollca preferon më shumë… (FOTO)


Moderatorja e njohur Luana Vjollca e ndau më në fund mendjen. Një javë më parë ajo publikoi në “Instagram” disa foto ku shfaqej brune, por mesa duket nuk e ka gjetur veten tek ato flokë.

Brenda javës, Luana është rikthyer sërish bionde. Mesa duket në pjesën e radhës të emisionit “Shiko kush luan”, moderatoren do ta shihni bionde.

Këtë ndryshim ia kanë zbuluar dy ftuara e radhës, Engjëllusha Salihu dhe Shyhrete Beluli të cilat pozojnë së bashku me Luanën.

Luana Vjollca zgjodhi të shtunën e kaluar që ta festonte “Halloween”-in me flokët brune në studio, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al