11 Gusht, 2021

Binjaket festojnë sot një muaj jetë, Eni Vasili publikon videon e bukur të vajzave! Ja si duket gazetarja pas lindjes


Më 6 korrik të këtij viti, gazetarja e njohur, Eni Vasili, u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë dy binjake. Së bashku me partnerin, Armandin, ata kanë zgjedhur emrat Nikol dhe Sofi për të bijat.

eni vasili (7)

Ditën e sotme, dy vogëlushet festojnë një muaj jetë e me këtë rast mami Eni vendosi të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një video të realizuar nga festa e organizuar në shtëpi për Sofinë dhe Nikolën.

Në të duket torta e madhe ngjyrë rozë, mbi të cilën janë shënuar emrat e vajzave, më pas disa foto bardh e zi të këmbëve të tyre, disa foto të duarve e në fund një foto e moderatores duke shëtitur me të bijat në karrocë.

Me këtë rast, Eni tregoi edhe se si duket një muaj pas lindjes. Ajo shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë të gjerë dhe me një palë streçe të zeza. Ajo duket në super formë edhe pse ka ende rrugë përpara derisa të arrijë linjat trupore të mëparshme.

eni vasili (1)

Ajo kishte zgjedhur këngën e Kerri Broën, të titulluar “A letter to my doughter”, për të shoqëruar imazhet e bukura në video.

Vasili u mundua që ta mbante të fshehtë shtatzëninë, por paparazzi i “Panorama Plus” arriti që në muajin mars të këtij viti ta fotografonte atë me barkun e rrumbullakosur teksa bënte shopping në një qendër tregtare në kryeqytet së bashku me partnerin e saj.

eni vasili (8)

Miqtë e çiftit treguan në atë kohë se Eni dhe Armandi janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër pas pesë vitesh bashkë.

eni vasili (6) eni vasili (7) eni vasili (7) eni vasili (5) eni vasili (3) eni vasili (4) eni vasili (5) eni vasili (2)

© Panoramaplus.al