5 Prill, 2019

“Billboard Music Awards” zbulon nominimet, Dua dhe Bebe sërish bëjnë krenar shqiptarët


Një ditë më parë janë zbuluar nominimet e “Billboard Music Award 2019”. Në këtë listë janë edhe dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare.

Dy këngëtaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë marrë respektivsht 2 dhe 3 nominime.

Bebe është nominuar në kategoritë “Top Radio Song” dhe “Top Country Song” me bashkëpunimin “Meant to Be” me Florida Georgia Line.

Ndërsa Dua është nominuar në kategoritë “Top New Artist”, “Billboard Chart Achievement Award” dhe “Top Dance/Electronic Song me bashkëpunimin” ‘One Kiss’ me Calvin Harris.


E sigurisht që gjithë këto arritje të Bebes e Duas i kanë bërë krenarë shqiptarët.

© Panoramaplus.al