Shtëpia e famshme e “Big Brother VIP” hapi dyert mbrëmjen e djeshme dhe mirëpriti brenda saj plot 14 konkurrentë. Personazhet e njohur do të kalojnë plot 100 ditë në ambientet luksoze dhe do të konkurreojnë me njëri-tjetrin për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Disa prej emrave të konkurrentëve u lakuan javët e fundit në media, por nuk nuk munguan as surprizat. Sadoqë produksioni është kujdesur që konkurrentët të zbulohen në çastin që do të hyjnë në shtëpi, ka qenë e vështirë që sekreti të ruhet deri në fund.
Gjithsesi, gjatë mbrëmjes së djeshme u zbuluan të gjithë konkurrentët VIP që do bëhen pjesë e aventurës në shtëpinë e madhe.
Të profesioneve të ndryshme, të natyrave të ndryshme, të statuseve të ndryshme gjithashtu, konkurrentët VIP në shtëpi do të zbulojnë një anë tjetër të vetes, ndryshe nga ç’i njeh publiku deri tani.
Banorët e shtëpisë së famshme janë:
Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Rudina Demneri, Arjola Demiri, Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Kledi Hysa, Semi Jaupaj, Granit Cana, Monika Lubonja, Fifi dhe Ardit Çuni.
Përveç ambienteve luksoze, në shtëpinë e Big Brother VIP ka edhe një “dhomë dënimesh”, në të cilën do të qëndrojnë banorët që thyejnë rregullat. Ajo pasqyron shtëpitë në Shqipëri vite më parë, pasi çdo objekt ishte i vjetër.
© Panoramaplus.al
