Spektakli shumë i dashur nga publiku shqiptar “Big Brother Vip 3” mesa duket do të fillojë së shpejti.

Ndonëse faqja zyrtare e këtij reality show akoma nuk ka konfirmuar datën që do të startojë spektakli, moderatorja e njohur Arbana Osmani përmes një postimi në InstaStory ka treguar se përgatitjet kanë filluar.
Në foton e publikuar duken qartë kamerat që po instalohen në shtëpinë më të famshme në shqipëri, teksa krahas saj ka shkruar: “Gjithmonë duke ju vëzhguar”.

Kujtojmë që fituesi i “BBV 2” vitin e kaluar u shpall këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli i cili përveç se arriti të bënte për vete një publik të gjerë ai u dashurua dhe u martua brenda këtij reality show me Kiara Titon, lidhje kjo gjë vazhdoi edhe pas daljes së çiftit nga shtëpia.



© Panoramaplus.al

