26 Mars, 2024

“Big Brother nuk do ta fitojë një banorë që viktimizohet”/ Julia Iliriani flet “troç”: Është e shëmtuar ta shesësh veten…


Aktorja Julia Iliriani teksa po bisedonte me Françeska Muratin i tha banores se “Big Brother VIP” nuk do e fitojë një person që viktimizohet.

Modelja teksa e mbështeti aktoren, u shpreh se Lediona Xheladinaj viktimizohet gjatë gjithë kohës.

 

Pjesë nga biseda:

Julia: Një gjë kanë kuptuar gabim këta. Që nuk mund ta fitojë “Big Brother” një viktimë, një që viktimizohet

Françeska: Po e dinë se çfarë vlere kanë në një moment

Julia: Ka një vlerë se i prek njerëzit, të të shikojnë si… Është shumë e shëmtuar ta shesësh veten si gjynah

Françeska: Lediona e ka bërë këtë gjë. Më thoshte mua “mos u merr me Meritonin, nuk ja vlen leje. Pas dy ose tre oresh shkonte dhe bënte skena me të. Më ngacmon Egla, vjen Lediona dhe më thotë injoroje, mos u merr me të se nuk ia vlen. Më beso mua sepse unë jam shoqja jote

© Panoramaplus.al