5 Nëntor, 2021

Bieta Sulo habit me deklaratën për ish-bashkëshorten e Alban Dudushit


Moderatorja Bieta Sulo ka treguar se ka një marëdhënie shumë të mirë me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushit. Ditën e djeshme, Joelle ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë me publikun emocionet e pjesëmarrjes në filmin “Katror i pushtetit”.

bieta sulo (3)

Joelle tha se do të luante rolin e një adoleshenteje. Gjithashtu, vajza e Dudushit zbuloi se ka qenë edhe më parë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, por të qenit pjesë e këtij realizimi, ka qenë një eksperiencë mjaft emocionuese për të.

Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”,- e prezantoi Bieta vajzën e bashkëshortit të saj duke theksuar faktin se nuk kishte si të ndodhte ndryshe me talentin që Joelle ka treguar në sheshxhirim.

Si mund të ndodhte ndryshe?”,- shtoi Bieta.

bieta sulo (1)

Pavarësisht se ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Albanit, Joelle është prezente kudo që është edhe Kroi, djali i Bietës. Ata shfaqen bashkë në festa e pushime, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e familjes.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, Sulo zbuloi se shpesh bën edhe “thashetheme” me Joellen.

E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo! Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë.”,- tha moderatorja.

bieta sulo (1) roza lati bieta sulo (13) roza lati bieta sulo (11) bieta sulo (10) bieta sulo (11) bieta sulo (6) bieta sulo (7) bieta sulo (5)

© Panoramaplus.al